E diela me poeten :Nexha Reçica
KOHA
_________________
E ulur në karrigë të fontanës
Na kalojnë minutat dhe orët
Në kujtimin e dashurisë
Në shtalbat e zemrës sime
Vdesin bukurmirat
E ditës së ikur
Të gjithë ecin nëpër kohë
Udhëtarët e migracionit
Djersitën e kalojnë drojë
Kur marrin çantat
E nisen drejt
Kopshtit të dashurisë
Koha këtu matet
Vetëm
Me fuqinë e mallit
NJË POEZI NË DY VARIANTE
ATËHERË
———————-
Atëherë
Kur ishte në shkurt acar
Tē futa në zemrën time
Erë jugu më ngrohu
Shpirti im u mbush plot mall!!
NË SHKURT
Mbrëmë fare papritur
Përmbrenda meje
Diçka u lëkund
U shkëput erë jugu
Shpirtin tim e shkund
E ngatërrova rrugëtimin
E në shkurt kish acar
Por ne u deshëm
Dhe u ndamë në shtator
Edhe pse,kurrë pa u parë!