E diela me poeten prizrenase :Fatime Kalimashi

0

SA MË SHUMË FALIM

Sa herë kërkojmë falje

Gjithmonë ka rrugëdalje

Të mirat që i gëzojmë

Nga Zoti lumturi fitojmë

Sa më shumë falim

Aq më shumë shpërblehemi

Me Zotin çdo herë ia dalim

Dhe në paqe do të ndjehemi

Sa më shumë shohim para

Të ardhmën me sy e kap

Nëse rrugët janë të gjata

Dije mirë se është fat

Të kërkojmë falje është kulturë

E të falësh nuk është aq lehtë

Veprat e mira peshojnë si gurë

Të palëkundura qëndrojnë në det

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *