E diela me poeten prizrenase; Mirvete Kabashi Leku
FEMRËS
Zoti e bëri femrën si fllad pranvere
E bëri lule që pragun zbukuron
Lum ai që vlerën ia din
Kur i flet, kur e prek dhe ledhaton.
Lum ai yll që femrës vlerën ia di
Kur i qëndron pranë në ecje, në jetë.
Gjithë botën ta kesh si pasuri
Me të nuk krahasohet asgjë
Bukuri e gushës, mjaltë e ëmbël
Në sy, në gjoks, në shtat e në hap
A s’duket sikur prek një ëndërr
Kur ia ledhaton flokët e artë
Zoti i madh i dha sy dritë agimi
E bëri flutur, dallandyshe në lëndinë
I dha feskinë e paharruar të një burimi.
Lum ai që vlerën ia di!