E diela me poeten prizrenase: Shpresa Gashi Zurnaci

0

MËSIM NGA KJO KOHË

Kjo kohë pandemie që të gjithë e jetuam

Shumëçka ditëve të sajë pamë e mësuam

Mësuam se në botë të gjithë jemi një

I pasur e i varfër sëmundja të gjithë na zë

Askush mbi askënd në bote s`mundë te jet

Për të gjithë një ditë një vdekje do të ketë

Ndaj le të mësojmë nga kjo pandemi

Që përmbi të gjitha të jemi njeri

Të jemi të vyrtytshëm me të gjithe në jetë

Të mos lëndojmë këndë sa nuk durojmë vete

Ndihmojmë sa mundemi me plot dashuri

Të jemi për njeri tjetrin njeriu për njeri

Uroi nga kjo kohë shume të kemi mësuar

Dhe peshën e të jetuarit ta kemi kuptuar

Për atë që nga kjo kohë asgjë nuk mësoi

Fatkeqësishtë ligësia gjithmonë do të shoqërojë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *