E diela me poeten; Valbona R.Hadri
Në qytetin e bekuar
—————————-
Të pash apo shikimi i verbuar nga malli
më sollën imazhin tënd që ishte zbehur
kahmot pamjes së syve të mi.
Ngarenda të të gjej pejsazhin e ringjalljes.
Mbi kalldrëm rrugësh ecja pa e ditur se
ku të ndaloj hapin në freskim të frymës sate .
E mbështetur murit të kalasë
Mbylla syt me ndjesi rikujtimesh pêr
historinê e lashtësisë së Shqipërisë.
Zëri kumbues i shqiponjës në vëzhgim
të kalasë lëvizi qerpikun tim .
Krenaria saj ndrinte bashkë me rrezet e diellit
në Krujën e bukur Shqiptare.