E diela me poeten ;Vlora Rexhaj Morina

0

Pa ty!

———-

Sytë burgosin shikimin

Përtej diellit

 Brenda bebëzave

Copëtohen ngjyrat

e ëndërrave Pa ty !

Ajri thith aromën

E tharë

Mbetur nën shtratin

E marrëzisë

Pa ty !

Heshtja kafshon

Buzët e djegura

Natën memece

Shkrihej qiriu

Në tavolinën e qelqtë

Pa ty!

Bashkë me copëzat e shpirtit tim

Mbesin shenjat e pluhurosura

Murëve të vetëmuara

Të Dashurisë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *