E diela me poeten:Adelina Pali
ËSHTË NJË QERSHOR
___________________________
Ca re, seç po përthithin tullumbacet,
ndërsa lulishtet nga lulet lulëzojnë.
Teksa shoh fëmijët, ky shpirt më kënaqet,
Teksa hedhin valle dhe mes lëndinave gëzojnë.
Është një Qershor, festa e fëmijëve të mi,
festa, që rrëmben dhe mbush zemrat fëminore.
Bashkë me ta gëzoj dhe unë, fal dashuri,
Si fëmijë bëhem dhe unë me ta dorë për dore.
Eh, fëmijë ç’më gëzuat në festën tuaj sot!
Më ngjallët në mëndje shumë kujtime
Padashur në faqe seç më del një lot,
dhe humbas thellë në fëmijërinë time…