E diela me poeten;Fatime Kalimashi

0

S’KA DASHURI PA ZEMËR

Sa shumë të ndjej nga largësia

Afër në shpirt të mbaj me mall

Asgjë më e bukur se dashuria

Kur mbetet e rrallë si në përrallë

Dritë shkëndije një frymëzim

Shikimi prej syve më magjeps

Një lumturi më fal veç gëzim

Dhe ëndrrës m’i jep shpresë

Nëpër ëndërra por dhe zgjuar

Një dashuri më ndjek pas

Një shpirt i etur i trazuar

Unë s’dashuroj zemrën pa e dëgjuar

FK

25. 7. 20

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *