E diela me poeten:Fatime Kalimashi

0

DUKE VALLËZUAR

Vallëzoja nëpër stuhi të jetës

Shoqërohesha me yjet e natës

Këndoja bashkë me bilbilat e pranverës

E ia shtoja aromën lule manushaqes

Këndoja këngë dashurie

Me mallin e pa shuar tretur nëpër botë

Vallëzoja nëpër dallgë stuhishëm

Lulet e pranverës i kam ujitur me lotë

Sa e sa herë kam buzëqeshur duke qarë

Nëpër botë mos me qenë kurrë të ndarë

Lotët nga sytë i ruaja në fshehtësi

Duke vallëzuar tejkalova çdo stuhi

FK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *