E diela me poeten;Fatime Kalimashi

0

LEXONI POEZINË MOS E SHIKONI FOTOGRAFINË

———————————————————————-

Po nuk e lexove poezinë

Mos e pëlqe fotografinë

Fotografinë mos e pëlqe

Nëse vargjet nuk m’i njeh

Po lexove vargun e poezisë

Do ta njohësh dhe shpirtin tim

Thonë poetët ndjejnë nga larg

Kush më shumë e kush më pak

Vargu im është pasqyrë

Që ta shohim veten më mirë

Poezia është frymëzim

Është mesazh ka një qëllim

E ju miq kush do ta lexoni

Poezinë e të shkretit poet

Mbani mend kah do që shkoni

Vargu i tij është amanet

Vargu im është këshillë

Është ilaç për të mirë

Plagën e shpirtit iu shëron

Jetën tuaj iu ndryshon

Kështu shpreh ndjenjat e mia

Duke shkruar vargje në poezi

Është një ndjenjë nga Perëndia

Kur më vjen as vet nuk di

FK

21.03.2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *