E diela me poeten;Kimete Osmani Beqiri
Për një çast
Jo rastësisht, e çmoj momentin
Çdo detaj, sikur fletë
Kudo në natyrë shofim, e ndjejmë
Shkëlqim, aromë, mrekullia vetë.
Pa hezituar, me përzemërsi u ndalova
Për një çast
Ja kjo fotografi, që zëvendëson fjalë
Përse të më ik, ky rast.
Flutur moj, ke veçantinë
Bukuria seç e merr primatin
Mrekullon vendin, edhe në fluturim
Të i’u shikojmë, e kemi fatin.
Me shpejtësinë e dritës
Jeta sikur kalon
Mirësia, mbarësia, harmonia
Jo vetëm momentin e ndryshon.
(IP)