E diela me poeten:Lule Alidema

0

MBAJE FJALËN QË E THUA

———————————-

Të mbash fjalën kur premton

Nuk ka kosto por kushton

Mos premto asnjë fjalë

Kur njeh veten që nuk i del në ballë.

Mos premto kur nuk mund ia del

Njeriun e mashtron vetëm një herë

Herë të dytë më nuk ke

Po nuk mbajte premtimin e parë që e dhe.

Dija vetes hallin tënd

Do të thotë nuk ke traditë

Fjalën e mbanë vetëm ai

Që mes traditave është rritë.

Po dështove dy tri herë

Cilësohesh njeri i pavlerë

Askush më nuk ju beson

Kot të falur i kërkon.

Nuk është lehtë të mbash premtim

Nuk është lehtë të krijosh besim

Dy tri herë po dështove

I pa besë u emërove.

Po dhe doni të ndryshoni

Është vështirë besimin ta ktheni

Besimi humbet e vështirë kthehet

Njejtë si buka që nuk ngjithet më kur thehet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *