E diela me poeten:Lule Alidema

0

NUK JE DIELL ME NXEH DYNJANË

—————————————————

Sot një zonjë më thotë mua

Mos shiko secilën punë me mbarua

Nëse vet veten nuk e kursen

Mos prit punët të të thonë na lë.

Si po mendon mori bijë

Secila punë duhet të ka një kufi

Mos u mundo krejt botës mir me i ba

“Nuk je diell me nxeh një dynja”

Po vazhdove kështu moj bijë

Vështirë do ta kesh në pleqëri

Fillo nga pak bëj hile nëpër punë

Trupi njeriut nuk duron aq shumë dhunë.

Ndoshta mirë moj zonjë më thua

Asnjëherë këtë nuk e kam mendua

E thëna zonjës në kokë më ra

”Nuk je diell me nxeh një dynja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *