Unë kurrë s’të kam kuptuar..

_____________________________________

Unë kurrë s’të kam kuptuar, që ti preferon

Më shumë, simbolin e vjeshtës, të verdhën.

Çudi, se ajo, s’e pëlqen as vetë atë ngjyrë,

Më mirë pranon të rrijë lakuriq, se e verdhë!

E dashur, mos u tundo nga bukuria e saj,

Kronikat, veç për të flasin vazhdimisht..

Njëherë të qajë ajo, përmbyt krejt qytetin..

Dhe krijon alarme, natyrisht!

Pamja e saj është vërtetë emocionuese..

Po ti, mos merr huqet e saj të çmendura!

Ajo është përherë në fokus të medieve,

Pale, kur të nis tornado e t’i prish ëndrrat!

Më dukesh krejt çuditëshm, që imiton atë,

Befas, krijon re të murrme në ditë me diell

Dhe më nis mua, ca vetëtima..e shira,

Që, o Zot, s’dihet nga ç’planet m’i sjell!

Ndaj, mos mbaj në sy asnjë huq vjeshte

S’ke arsye, dhe shmangu avash-avash,

Mund t’jesh spektatore n’melodramat e saj

Po kurrë, mos prano të jesh personazh!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *