E diela me poeten;Mimoza Gjetaj
EJA SONTE
———————
Luteni shpirt, eja sonte
Se aroma jote po deh ëndrrën time
Në puthjet tua buzët kërkojnë freskinë
Shpirti ëmbëlsinë e përjetshme…
Eja të lutem sonte
Askund më mirë s’do të gjesh,
Eja me ngroh me lumturinë tënde
Citoplazmë e shpirtit tim të bëhesh…
Eja në ëndrrën time edhe si një siluetë
Të të ndjejë ëmbëlsinë e përkëdheljeve
Ritmin e zemrës ta akordoj me timen
Eja .. se mjaft e fshehëm dashurinë…
Eja dhe riktheja qetësinë zemrës sime
Në detin e saj të mund të freskohemi
Edhe siç më ndjen edhe siç të dua…
Eja të lutem….