E diela me poeten;Nexha Reçica
RRĒFIMI I DITARIT TIM
———————————————
Ne,atëherë s’dinim për Judën!
Ishte ora e formulës,
Që rrapëllonte
Me zhurmën
E fytyrës së engjëjve!
Ne atëherë s’dinim
Për odat e pleqëve,
Se ishim ende fëmijë!
Mbi tavolinë
Rrinin kupa të zbrazëta,
E pritnin dashurinë e saj
Që mbeti kushedi se ku?!
Kur formula e ditarit tim
Shtrohet në tryezë,
Është një udhëtim Që mbahet mend!