E diela me poeten:Nexha Reçica
MUZAT
————–
Shpirtin tim të ndrojtur
Nuk e braktisin muzat
Po në dorë e mbajnë!
Si kohë kështjellash
Mbyllur muresh sillen
Nëpër gurë vërdallë!
A,s’më thua jeta ime,
Nëse do të shkëputen
Ku do të fshihen vallë?