E diela me poeten:Nurie Baduni

0

Ç’TI BËJ LAJMIT PĒR TY?

________________________

E vërtit nëpër gjuhë,

Labirintheve rrëshqet

E ndjej, nuk godet,,,

Besimi krahëve më kap,

Më tund e shkund për fund.

Sillem mes mendimeve

Dhe…vetmisë përhumb…

Kohën zhys në trishtimin tim…

Mosha më njomet nga lotët,

Ethet lehtas lëvrojne nëpër trup,

Zemra ritmin shton edhe ul…

Kujtimet nis të bëj e zhbëj kurorë,

Me ngjyra zbardhur kohrave.

Lulet e errta mundohem ti fsheh.

Ato qaj e unë fsheh…

Kërcasin, ashtu te lagështa.

Prishin rreshtat performues.

Fasada duhet të ndrijë.

Më ngroh thellësive të errta,

Vetëm kështu jeta më bēn dritë,

Dritë që mē ripërtërin fuqitë…

Eh…kështu mund të qesh,

Të mposht vegimet,

Të pres, të pres.

Plot shpresë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *