E diela me poeten;Ramije Ukaj
NË DRITAREN E PRITJES
Si një adresë e humbur diku
Ka kohë që m`ke harruar
As një fjalë as një cingërimë
Sikur jemi të shurdhuar
Edhe udhët i kam lodhur
Duke dal te ura e shpresës
Terr më bëhet në mes të ditës
Më mjegullohen ngjyrat e jetës
E vetmuar mes shatërvanit
Mezi e gjej shtegun e kthimit
Askush nuk më flet sikur ti
Kur binte shiu i mallëngjimit
Vonë kthehem prapë në dritare
Dhe dëgjoj valsin e lumturisë
Pres të kthehesh në përqafim
Që ta shuajmë zjarrin e vetmisë.