KËNGA E SHIUT

Nën strehën e dritares sime

Përherë binte shi i ftohët

E mbështetur për muri

Era m`i përkëdhelte flokët

Veç kënga e shiut dëgjohej

Dhe gjethet që binin pa nda

Si një rreze midis furtunës

E prisja ylberin me pa

E humbur nëpër ëndrra

Dhe kënga e shiut mbaronte

Me një trokitje në zemër

Cicërima e zogut më zgjonte

Bashkë me kujtimet e mia

Dhe ylberi u kthye përsëri

Flokëshprishur ia hapa derën

Dashurisë t`i jep gjallëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *