E diela me poeten:Rovena Shuteriqi
PSE FSHIHESH PAS NDJENJASH
___________________________________
Edhe pse ti, fotografinë time sirtarit mban fshehur,
poezitë kushtuar ty, stivuar librave në rafte i ke.
Dritaren e dhomës hapur mban të hyjë flladi,
me erën e ngrohtë pse jo, edhe ndonjë psherëtimë e largët
Edhe pse fshihesh pas ndjenjash të akullta,
janë duart që të dridhen me zërin në mekje.
Sa herë ti emrin mua më shqipton,
sytë të lotojnë prej dhimbjes dhe mallit.
Kolonjën që dikur harrova mbi komodinë,
si relike e mban, nuhat aromën e trupit tim.
Një medaljon guackë, mban mbyllur zërin tim,
sa herë ndjen mall, e afron veshit, humbet në meditim.
SHTËRNGATË E NXHETË
————————————-
E vogël sa farëza u rrit mes bekimesh.
Mësoi të fluturojë me krahët delikatë, të lehtë.
Në shi, tufane, shtrëngatë edhe borë.
Ditëve të thata, të rreshkura, plasaritur nga të nxehtë.
Iu përshtat mjedisit ku vendosi të jetojë.
U shtua me bijë që e deshën shumë.
Mes krahëve të saj i mbështillte çdo ditë.
U përcillte dashurinë, të sajën shpirtërore, dritë.
Ndriçonte ngado ku shkonte xixëllonja.
Përreth i mblidheshin të vegjlit në nevojë.
I miklonte sa mundej me mirësinë,
kur ditën që do “ikte”, të kujtohej si e shenjtë.
NË DET NDJEVA SHPIRTIN TIM
——————————————
Në gotat e dehjes, ty, të kërkova
Në çdo kapërdim, imazhi yt më erdhi
Numërova “të dua”-t, që aq ëmbël m’i the
Rrëkëllyer detin, ndjeva shpirtit tem.
E lotët vjedhur, këtij deti të shkumëzuar.
Lagën buzët e rreshkura prej mosputhjes tënde.
Gjurmët e kripës u terën edhe më shumë
Të trëndafilenjtat dikur, t’granitit, trajtë morën.
Në zemër, ndër deje, gjaku prapë lëvrinte
S’donte të dorëzohej, jetën dashuronte
Preku çdo skaj të trupit mermerizuar
Shpërtheu n’mijëra gonxhe si atëherë, lulëzuar