MALL PËR NËNËN

————————-

Mos i thënqin pandemi

A burg i mbyllur shtëpiak

Aq më keq kur jeton në largësi

Jeta është ferr e të djeg edhe mall

Poezin po ta nisi plot mall

E mbyllur brenda mureve në largësi

Deshirën tek ti për të ardhë

Ma vrau virus, na mbylli kufi

Nënë, e di se të ka zënë malli

Dhe brengosesh shumë për mua ti

Por mua këtej më djeg edhe brenga e jote

E assesi nuk mundë të fluturoj e të vi tek ti

Na thonë se ka rënë një ushtri e pa dukshme

Që se mbron kush krimin e tijë

E vetmja mbrojtje na ka mbetur

Të rrimë të mbyllur e në largësi

Se kur do të dalim nga këtej

Askush fundin nuk ia di

Por se u çmendëm, jeta na është bërë ferr

E brenga e halli për ty orë e çast më gri

Thonë se as përqafime nuk bën

Por mua malli të të përqafoj më përvëloj

Çdo ditë përqafohemi me mallin tënd

Dhe me frymëzimin për ditët e mira frymoj

Po shpresës asnjëherë nuk i ndahem, besoj

Se kështu më bekove dhe emrin kur ma dhe

Se një ditë përsëri do të vijë tek ti, e të të takoj

Veq sa kjo murtajë të largohet e ikën nga këtej

Të përqafoj plot mall e dashuri

Nga larg brenda mureve e vetmuar

Ty e mira nënë, më e mira e botës

Sa shumë për ty malli më ka përvëluar

Shpresa Gashi Zurnaci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *