E diela me poeten;Teuta Anefi Muji
Shenjat e jetës
—————–
Me pikëpyetje fillojmë jetën
Me pikëpyetje vazhdojmë gjithnjë
Pikëçuditje vetëm fati di të vë
Pikëpresje aty ku e kërkon jeta
Kurse pikën na e vë vdekja !!
————————
Për bashkatdhetarët mërgimtarë
—————————————
Ik nga vendi ku jeton,atje larg në mërgim
Në punë i duhet muaj pushim,
Thot do t’shkoj në atdheun tim
Të paktën familjen ta kem pranë
Vetmia në pandemi, cenka e rëndë!
Kosovë tokë e bekuar, sa her të jesh në vështirësi , me padurim pres të vij tek ti!
C’je katandisur kështu qyteti im..
Të t’sho prej afër çenka trishtim
Ku është plaku që takoj sapo zbres në këtë qytet , e përher më buzëqesh,
Shet libra aty në qosh, duart bosh por zemrën plot!!
Paska shitur kaq heret,cdo gje sot?!
Ku janë njerëzit e qytetit tim
Që sapo i shoh, më vjen ti përqafoj
Ah, se dini ju ..ka kohë që dua t’ju takoj!
Po ky butiku këtu përball, pse shkruan likuindim total??
C’po të ndodh o Prizren?!
Po policë, pse kudo vërdall?
Mos më shiko vëlla, po të lutem ti më ndal
Më thuaj mos jam në ëndërr vallë?
Po arrij në shtëpi,nënë e shkretë nuk më pyeti si zakonisht por direkt si erdhe more bir, per te dalë thonë s’ësht fort mirë.
Oh për dreq, pandemia cenka t’merr.
Nanë moj ti rri e qete, do të jemi këtu bashkë, të kaloj kjo situatë e të dalim sërisht jashtë, do të dërgoj unë kudo më fal për kohën kur dilja vet ,
e s’të ftoja në qytet.
Herës tjetër kur të vijë,
qoft e harruar kjo pandemi.
U shtoftë gëzimi në këtë shesh,
që sa her vi më mbush plotë jetë