NIS LUNDRIMIN

Nis ëndërrat në lundrim

Kapiten bëhen shpresat e mia

Qajnë brigje e thejnë stuhi

Mbi detra

derdhin dhembjet e mia

Dalldisun qielli vjell rrufe

Kleopartë loti bëhet qenia ime

Treten ylberet

bota merrë ngjyrë gri

Mbi tempujt e Olimpit

Thehet marrëzia

Në mesnatën e qetë

Ku në qetinë t’shpirtit

ëndërrat bëhen erë

Vallëzojnë valësinë

e akulltë

Të qiejve të harbuarë

Si feniks tretet trupi im

Mbetet në mes të gjallëve

Relikt i harruar.

Vlora Rexhaj Morina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *