E diela me poeten:Vlora Rexhaj Morina

0

HYRJE N’LEGJENDËN E ZOTNAVE

————————————

Hiri u kriju nga zjarri

Lojëra Promethesh flaka

Flaka që dogji

Trungun e lisit

Lisit në legjenden e çikës

Çikës që preu gërshetin e malit

Malit që rriti filizin

e polli shtratin

Ku mrrizojnë zanat

Zanat

me nishane dielli

Dielli

Që dogji ëndërrën

Ëndërra Që çmendi Prometheun

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *