E diela me poeten:Xhemile Aliu
PER TY MIKE NGA IZMIRI
————————————
E forte porsi shkëmbi
S’ka çka te bene stuhia
O vashe nga Prizreni
Rrënjët nga pellazget
E forte nder mote
E arte shkëlqim biluri
E bukur moj prizrenase
Ëmbël te shkëlqen nuri
Ajo buzëqeshja jote
Te rrëmben ne zemër
O bije e shqiptarisë
Ma i bukur emër
Dhe larg atdheut larg
Atje ne vise te Izmirit
Zemra te rrah ne atdhe
Për atë bukuri te Prizrenit
Një dite kur te takohemi
Ne dy mike mërgimtare
Ti nga lindja e largët
E unë ne mes te kësaj Evrope
Do te flasim me nostalgji
Do te kemi se ç’fare rrëfejmë
Për jetën e ketë mërgim
Qe kurrë dielli shpirtin s’ta ngroh