E diela me poetike me poetin ;Çerkin Bytyçi
BILBILI DIRIGJENT
—————————
Në lagjen Bylbyldere*
një bilbil, i shquar talent,
nga zogjtë e qytetit
ishte emëruar dirigjent.
Xheraçina që rrinte në bli
bilbilin e kishte mik,
për të dirigjuar ia dhuroi
një shkop të art magjik.
Dhe, akoma pa gëdhirë
n‘mëngjes kënga jehoi,
dirigjenti e mbante taktin
dhe kori më nuk pushoi.
Sa shumë çerdhe ka
në lagjen e këtij qyteti,
që nga ky bilbil dirigjent
emri Bylbyldere i mbeti.
*Mahalla Bylbyldere ndodhet në Prizren