E diela me poetin: Çerkin Bytyçi

0

YJET NA DHUROJNË ËNDËRRA

Disa yje, në natën më të gjatë,

erdhën te ne, u lëshuan nga lart.

Buzë detit  i pritëm krahë hapur,

dhe urrra, vrapuam yjet për t’i kapur.

Sa na u skuqën faqet dhe duart!

Ndoshta pyetni: – Ç‘lojë me ta filluat?

Secili e morëm nga një, i përqafuam,

për dëshirat e tyre n’lartësi biseduam.

Thanë se për të gjithë fëmijët në tokë,

në nënqiell ndodhet nga një yll shok.

Buzëqeshje dhurojnë me vezullim e dritë,

netët me ëndërra për t’na i bërë ditë.

Yjet u kthyen si zogjtë duke fluturuar,

e ne e vazhduam gjumin t‘lumturuar.

Edhe disa pulëbardha ishin n’këtë ndodhi,

e këtë, ju e besoni, por të tjerët nuk e di.

(çb., 22.08.20)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *