E diela me poetin; Refki RESHITAJ

0

U PLAKE OJ NËNË, U PLAKE..!

Shkijet na dogjën çdo gjë,

Libra, letra dhe fotografi…

Por kujtimet nuk ia dolën

T’ na i shkoqin nga mendja asesi !

Dhe tash pas kaq vitesh

Kur ndonjë foto hasi ndokund

Kënaqem, buzëqesh si fëmiu,

Gëzimi im nuk ka fund…

E pash një të tillë këto ditë,

Tek daja im në Suedi

Nënën kur  e kisha të re,

Dhe unë kur isha fëmijë.

O Zot,  ç’më kapi nostalgjia

Për at’ kohë që aq shpejt fluturojë,

Më së shumti më rëndon mërzia,

Nënën e re, n’ foto  kur e shikoj

Vërtetë, a s’ është e më e mira në  botë

Ma thuani    edhe Ju..?

Apo ndoshta pas kaq  viteve,

Vetëm mua më dukët kështu ?!

Ishte grua punëtore,

Mbi supe mbante një shtëpi…

Punë e përkujdesje  pa pushuar

Na rriti tetë fëmijë…

Po jeta është e tillë,

Herë dimër e herë verë

Vitet kalojnë një nga një,

Pleqëria troket në derë !

Kështu dhe Nëna ime

Arriti në  vitet tetëdhjetë

Ia numërova pasardhësit,

Më dolën mbi gjashtëdhjetë…

Secili më i mirë se tjetri

Vasha e djemë për lakmi

Ajo më së shumti gëzohet

Kur na sheh tok në shtëpi

I bëra gjithë këto vite,

Normal se kisha vështirësi

Por zemra mal më bëhet

Kur ju shoh në harmoni..!

Këto fjalë na i thotë çdo herë

Dhe lotët i dalin me mall

Thotë se  ka vetëm një brengë

Që  edhe plakun se ka gjallë.

Të ishte gjallë edhe plaku

Ta shihte këtë shyhret

Kaq  shumë nipër e mbesa

Është mrekullia vetë..!

E përqafoj me mall,

Si dukur kur isha fëmijë

U plake oj Nënë, u plake…

Nga Ti u bëfshim NJËMIJË..!

Suharekë,12 korrik 2015

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *