E diela me poetin :Refki Reshitaj

0

KUKËSI

Kukësi i këngëve të mira,

Kukësi i ditëve të vështira,

Gjithë jetën për të mirë e mbaja mend,

Dhe vërtetë më doli më i miri vend !

Mbaj mend kur isha fëmijë,

Një radio kishim n’ shtëpi,

Gjithë lagja ate e dëgjonim,

Rapsododët kukësjanë kur ia thonin.

Këndonin aq bukur Dida, Qela Kovaçi,

Dhe Bacë Dervish Shaqa që zemrat na i kënaqi.

Atë këngë që shumë shpejt e mësova,

,,O moj Shipni mos thuj marova “

Dhe një kanarinë shumë e zoja,

Fatime Sokoli nga Tropoja.

E një zë aq i ëmbël, si askushi,

Bilbili shkodran – Shyqeri Alushi !

Nga Shkodra dëgjonim këngëtarë goxha,

Bik Ndoja e Naile Hoxha.

Dhe nga Tirana këngëtarë shumë,

Shqipëria e mesme një det pa fund !

Të gjitha këto këngë aq shumë i dëgjonim,

Nga Radio Kukësi sa shpejtë i mësonim.

Ndonëse t’ i dëgjonim e kishim të vështirë,

Ishim në robëri, e jo të lire.

Por, Kukësi më kujtohet dhe n’ historinë më të re,

Kur mbi 100 mijë kosovarëve iu bëri strehë.

Iu hapen portat dhe zemrat plotë,

Kjo ndihmë dhe mikëpritje nuk harrohet dot..!

N’ luftë Kukësi u bë stacion i parë,

Për qindra mijëra vëllezër kosovarë.

Ishin vërtetë ditë shumë të vështira,

Me vëllezërit kuksjan, u takofshim veq për të mira..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *