E diela me poetin :Sabit Rrustemi

0

DHOMËZAVE TË SHPIRTIT TIM

——————————————-

Dita që ikën niset pas teje

ku mbete

ku

me shqetësimin tim trazon udhët

natën që përvidhet mbi ne

pahetueshëm

Asnjë pëshpërimë gjethesh

a psherëtimë shpendi

mbetur pa fole

nuk dëgjohet

as edhe gjëma ime

që e hesht me forcë

Tej dritares

enden vetëm mendime të trishta

dhe shikimet pa adresë

Ai hap yti

ajo fjalë

ka ngrirë diku

nëpër grimca të padukshme ajri

Ku të të gjej

Andej kah s’je kot kërkoj

aty ku rri nuk të shoh

a zjarrmojnë dejtë e mi

zjarrmojnë

Vendpritjet shumëzohen

sekondat shndërrohen në orë

orët në vite

e vitet në dritën e syve të mi

nuk gjejnë prehje

Me duar shtrëngoj brinjët

atë Orë Zemre që rrah

me ritëm të përshpejtuar

e ti nuk jep shenjë

as gjegj

Vetëm pulson

pulson

dhe ritmin e jetës sime

e mat me pulsin e zemrës sate

Oh

po ti këtu qenke thellë diku

ku s’të shoh e vetëm të ndjej

Ritmit të ri të dashnisë sime

frymë i jep

e jetë

prej zemrës së asaj loçke

që bleton sall mjaltë

dhomëzave të shpirtit tim

( 5 – 6 shkurt 2021 )

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *