E diela me poetin ;SYHEJL HAVOLLI

0

 EMRI YT

_____________

Mbi krahët e lehtë të hënës

E me driterrësirën e yjeve

Emri Yt

 Më bie mbi qepalla:

Natën e mirë!

Mbi rrezet e holla të diellit

E me lëngun e vesës

Lot vashe të derdhur

Emri Yt

Më puth faqe e sy:

Mirëmëngjesi!

 V E T M I

________________

Nja dy a tri fjalë I kam për

Ty Oj Vetmi

Me vaj në buzë

Sypërlotur sillem vërdallë

Prej Teje

Si prej vullkanit nxjerr zjarr

Unë jam fillikat

Zanin kurrë s’ta kam ni Kur ke gjumë

Fle Kur je e uritur

Të ushqej

Thjesht për qejf

Ah

Po ta dinin lulet

Seç dhembje ka shpirti im

Për mua do të qanin

Si luleloti Ilaç për shpirtin tim

 DO TË VISH TI

————————–

 Shpirtrat e të vdekurve vijnë afër varreve

dhe qajnë në bregun nëntokësor

Po ti a do t’vish te Shtëpia ime e Përjetshme

 a do ta lësh në gjysmë kafenë për hir të dashurisë

Do të vish ti me kurora qëndisur me dorë

Në çdo petale si pentagram gjaku im rrjedh pikë-pikë

ti do të vish te kjo Shtëpi para se të shkulen yjet nga qielli

unë do të bëhem ti do të ta thith

frymëmarrjen me buzën time

Prit o natë prit derisa në krahët

plot gjemba të çel trëndafili.

 PO E PËRFUNDOJ ME KAQ

___________________________

Erdha Shikoja kopshtin tonë

Aty ndër kumbullat e mollët

Buzë Llapit që kam shumë mall

Aty pranë shtëpisë

Mblidhnim nektarin e jetës

E lëngun e dashurisë

Në livadhin e dy rinive tona

Besoja se do të të takoja

Të të puthja

Sytë me shikimin tim

Të të mikloja flokët

Me hijen time

Të të thithja lëngun e jetës

Me buzagazin tim Ah…!

Nuk të pashë, se nuk të pashë

Dhe mbeta sikur një zog

Me sqepin e uritur në xham

Më ther parzmin

Ti s’e beson këtë

Por do të vijë një ditë

Ku secili do të shikojë

Me sytë e mallit të kaluarën

Dhe atje do të gjejë

Njëfarë ngushëllimi

Po, më në fund s’e di që s’e di

Ç’m’u desh të ta them këtë

Po e përfundoj me kaq!

 

E diela me shkrimtarin:Sabit Rrustemi

Premierë mesnate …

NË GJAK KA DASHURINË

Në kopshtin e kësaj zemre

ngjitas meje sythoi

e çeli

Një botë me aromë plot

ma dhuroi

Erërash sa herë u shkund

a shirave kur u qull

imja dorë iu gjend pran

dhe ky trup

Mushkëritë e mia

petaleve të saja marrin frymë

si vetë imja jetë

Ditënetëve

sytë në të më mbesin

e një mal ëndrrash

pas shpirtit të saj shpërfaqen

Shpesh ia shprush rrënjët

shtatin ia drejtoj

e ia shuaj etjen

Dora ime

si flutur lëshohet mbi të

dhe buzët e mia

Lehtas dhe pa fjalë

ajo hapet ngadal

e dashur dhe plot mallë

Një shtresë borë s’ e trembë

As këto ngrica janari

Po u tha

prapë mbinë

në gjak ka dashurinë

Këtu e kam para syve

s’ e tremb as bora

lulen e jetës sime ( 9 – 10 janar 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *