FANAR SHPRESE ISHE

———————————————–

I afërt dhe i dashur

Ishte doktor Asllani

Rreze drite e shprese

Në rajonin e Gjilanit.

Nuk vuri gjumë n’sy

As ditë e as natë

Ishte pranë popullit

Sëmundjen ta flakë.

I dashur me të gjithë

T’ëmbëla i kishte fjalët

Për njerëzit me halle

Tundte kodrat edhe malet.

Një jetë u nda në gjysmë

U ndal në mes urragani

Në kujtimet tona jeton

Vepra e doktor Asllanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *