E diela me poetin;Besnik Krasniqi
Vaji i burrit
Një fjalë e urtë popullore thotë:
“Vaji i burrit është kënga”.
Si t’i besoj kësaj thënie
kur çdo ditë vajtoj në heshtje
edhe kur lotët nuk më shihen.
Lot gëzimi kur pëllumbat
kthehen në shtëpinë e vjetër.
Lot hidhërimi kur ikin
e kthehen në shtëpinë e “re”.
E me vete marrin
një pjesë të zemrës sime
duke e dobësuar çdo ditë nga pak