E diela me poetin:Çerkin Bytyçi

0

VAJZA E RRËFENJZAVE

PARA GJUMIT

————————————

Fjalët seç rrjedhin si krua

para se të notoj në gjumë,

nëna më rrëfen plot ngjarje

sa gurë që ka një lumë.

-Ishte se ç’na ishte njëherë

kaçurrele, e vyer, syshkruar…,

një vajzë e zgjuar shumë,

e artë, si hënë e praruar.

-Mami moj gjan, i them

ishte se ç’na ishte njëherë,

vajza që për te flasin ngjarjet

është n’zemrën tënde përherë.

-Po, më tha gjani im sylagur

dhe tri herë më puthi në ballë,

n’rrëfenjza dhe në jetën e saj

lules më të dashur a s’i ngjaj?!

(ç.b., 16.01.2021)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *