E diela me poetin;Faruk Tasholli
KRISMA E FJALËS
(Për heroin e kombit, Ismet Asllanin)
& & &
Si të këndoj këngë për ty këtë pranverë?
Kur ti këngës me afsh ia the vetëm një herë!
Nuk e di kur ti fole?! Ishte ai fund apo nismë?
Fjalën nuk e hodhe fjalë, por e bëre krismë!
Të kërkoj e nuk të zë me sy fushave, Dardanisë;
Je Ares, Akil a Hektor në pellgun e Ilirisë?!
Derisa shpirti të rrinë anës së ndritshme të diellit,
Krisma e fjalës sate peshon e nuk bie prej qiellit!