E diela me poetin;Gëzim Ajgeraj
TI MBETE UDHË
Nga hija e jote si mbeti asgjë mallit
as edhe një copëz imazh
të ta ruaj kujtimin
harrimi i ka shkulur të gjitha gjurmët
mbi udhët e ecjes sate
jan tkurr sokaqet
edhe kujtesës së këngëve nëpër lagje
u është shuar zëri
nga pentagrami i mungesës
Ëndrrat e pritjes jan lëvjerrë avllive skaj udhës
e i bëjnë roje mbathcave të kthimeve
mbi rrjetë merimangash pikon malli
ti mbete udhë e arratisur
Zvicër, Grabs, 2020
VRAPI PAS ËNDRRËS
Kur të të marrin udhët
Edhe i harruar mundë të mbetesh
Kthimit si dihet kurrë
Duke e ndjekur ëndrrën
Nata mundë të të zë në shretëtirë
E dita të të gjejë edhe pa varr
Atje largë ku ti ndjek mashtrimin tëndë
Edhe dielli ajri e toka jan të huajat
Ti dhe vetmia e jote jeni një
Një ditë ëndrra e jote mundë të të shuhet
Edhe qiriu ytë të të fiket
Pa ia parë shkëndijën e fundit askush
Jo më kot vrapit pas ëndrrës i thuhet harrim
Bibione, 22 korrik 2020