E diela me poetin:Gëzim Ajgeraj

0

SHPIRTËBISHA

Ky “fqinji” i veriut të zi

mbeti se mbeti i pa ngopshëm

ka njëqindëvjetë që më pi gjakun tim

Tani edhe nga andej përtej gardhi

ulërinë si bisha

e kobin e mortit ma ndjellë përsëri në oborr

Është suigeneris i rracës njerzore

me pamje njeriu e shpirtë bishe

se për ushqim pin gjakun tim

Ka njëzet vjetë

që e kam hedhë përtej gardhit të oborrit

po krrokamën e mortit tim

se ndalë se se ndalë

Ehhh sa gjak ka pi nga damarët e mi

e sa mortin ma ka mbjellë oborrit

e pendimit kurr si thirri

Ky “fqinji” i veriut të zi

mbeti se mbeti shpirtë bishe

2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *