E diela me poetin;Milazim Krasniqi
MËRZI MEDITUESE
Erdha te ky vendi im i pëlqyer
Të takohem sërish me vetminë.
E cila shikon si dem me sy të shqyer
Duke u bërë palë me pandeminë.
Bari e lulet e shumta erëmira
Dhe puhia gudulisëse, më ngushëllojnë.
Më thonë se jeta anon nga e mira
Edhe kur njerëzit nuk kuptojnë.
Mërzia pandemike, si gjarpër helmues
Vazhdon e kërcënon me kafshim.
Vetëm kur kujtohem e lutem pendues
Mërzia shndërrohet në meditim.
Fillikat e di që s’jam asnjëherë
Ndaj nuk i frikësohem as virusit.
Kurdo që ndihem i mërzitur, dimër a verë,
Vetëm i dorëzohem me zemër Krijuesit.
Në këtë vis, i cili më tërheqë si magnet
Shohë shenjat e Zotit, me mendje e me sy.
As lartësia e qiellit nuk mban sekret
Për lutësin, kur i lutet Atij.
17 korrik 2020, Breznicë