E diela me poetin;Sabit Rrustemi

0

Përmbyllja e fushatës poetike të Shkurtit

PËRTEJ DITËVE QË S’I KEMI

Si hije e përmallshme mbi male

lëshohesh në mua

me ditën e shkrirë në një tubë fjalësh

Çilu zemër

sezamja ime e padukshme

ate që m’ ka munguar

mos ma fsheh më

Gjatë kam rendur

kam kërkuar

e pardjeshmja s’ndodhi dje

Edhe kjo e sotshme

për nesër mbet

Ty të soset durimi netëve të zymta

duke i trazuar heshtjet

mëdyshjesh gërryhesh

Mungesa e pranisë

si tek unë

njëjtë dhe tek Ti

i – magji natës kërkon strehë

Fjalë që s’i themi

enden ëndrrave

përtej ditëve që s’i kemi

( 28 Shkurt 2021 )

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *