E diela me poetin:Sahit Osmani

0

I PËRULEM VETËM DRITËS

Vetja më duket sikur një diell

Qē lind pēr të ndriçuar pa kufij

T’i shoh të tjerët sikur vetveten

Ështē fat të jesh në dritēn e tij

Kurrë s’ka fund drita e mirësia

Shkēlqejnë lart deri në thellësi

Në udhëtim drejt së vërtetës

Dashuritë t’i çojnë në përjetësi

Pa u druajtur të papriturave

Honeve të errëta në udhëtim

Reve që e mbulojnë qiellin

E shkrepin e djegin me rrufe

As territ të natës që kur bie

E mbulon hapësirën e pa kifij

Hënë e yje në atë çast ndizen

Dëshirojnë të na çlirojnë ne

I përulem vetëm dritës që lind

I jep zemër e guxim njerëzisë

Që dëshiron të ngjitet n’lartësi

Të bëhet dritë me shpirtin e tij

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *