E diela me poetin:Skender Berisha

0

KUR TË MERR MALLI PËR MUA

————————————–

Dil e shih detin e kaltër

lag shputat e bardha

bregut vala-vala

mund t’i gjesh

gjurmët që lash

do ta prekësh rërën

që piqet me valët e qanë

a do të qash edhe ti

nuk e di

dil e shih pishat

që ulin kokën

kthyer kah deti

do të kthehesh në shtëpi

dhe do t’i prekësh sendet një nga një

mobiljet do të duken

trungje të hedhura në shkretëtirë

ku do të ndeshësh me pahir

skutat e zbrazura

zymtësi në lulet që s’i ujit më

si përpara

do të presësh telefonin memec

mos në çast do të cingërrojë

a do të hesht si ti…

dil e shih dil e shih

si gëzohen valët

si këndon porti

se po vi te ti20 shtator 2012,Prizren

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *