E diela me poetin;Xheladin .A.Çitaku
PIKTURË DËSHIRASH
*
Ngulitur magjepsja
në vezullim rubini,
shtangur bebëzat
nga bardhësi mjellme,
prehet shpirti
në valëvitje liqenesh
mahnitëse
të syve si yje.
*
Hiret lozonjare
ndjenjën gozhdojnë,
mbërthejnë mrekullisht
në cicërima adhuruese
që tingëllohen këndshëm,
në tipare shkëlqyese
të fytyrës së dëlirë,
në linja portreti
të përkryer,
në aromë lulishtash
freskuar nga vesa,
mëngjeseve para dielli.
*
Buzëqeshje hëne
përthyhet valëve
të shpirtit,
dehur iluzionesh
e fjalëve magjike,
që mbajnë iso
ëndërrimit fluid,
që përkëdhel
sirenën veguese
pikturuar dëshirash
imagjinare…
Xhela.
21.06.2021