E diela me penën e artë të poetes:Lule Alidema

0

MALLI PËR VENDLINDJE

—————————–

Sa e rëndë jeta në vend të huaj

Nuk ka gjë që mallin të më shuaj

A ka kush që di t’më thotë

Si t’i ndali këta lot?

Si ta hjek mallin e vendit tim

Askërkund nuk gjej ngushëllim

Dhe n’fund të botës po të shkosh

Atë mall nuk mund ta largosh.

Moj vendlindja ime

Gjithçka më lidh me ty

Aty morra frymë së pari

Aty shijova t’parën dashuri.

Malli per vendlindjen

Kurrë nuk po larguaka

Sa ma shumë vite po ikëkan

Aq më e madhe po u bëjka.

Lule Alidema

23.12.2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *