E diela me shkrimtarin :Faruk Tasholli

0

PSE JANË MRROLË DJEMTË

E PARTISË

(Kangë historike me motive politike)

E-heej çka asht ba e çka ka krisë

Pse janë mrrolë djemtë e partisë?

Qysh me ra mazun si mreti

Kur xhemitë ia përbiu deti?

Sa e kapën n’dorë qeverinë

N’fyt ua zunë zgjedhjet dashninë!

E dhanë fjalën burri me burrë:

N’politikë kush s‘na mund kurrë!

Kur erdh dita me u provue

Klith secili: kuku për mue!!!

A ky popull mos u ba tjetër

Me i harru trimat e vjetër?!

Kryesia fort ish mundue

Mirë partinë m’e reformue:

Tu shti natën rrenca n’lista –

Me sabah krejt „rugovista“!

Si nuk dolën trimat e trimit

Vetë me mbush kuti t’votimit.

Si n’Kongresin partiak –

Kur nji grue e ngrehën zhag!

Haj kuku kur t’merr vesh bota

Pse k’ta djem mbetën pa vota?!

Qysh me dalë me pritë te dera

Kur s‘vijnë zarfat për tendera!

Edhe mu‘ po m’vjen inati

Qysh m’i ra partisë k’si fati,

Veç dy gra midis Prishtinës

Me rrxu t’shkretën n’kokërr t’shpinës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *