E diela me shkrimtarin;Faruk Tasholli
BARKAÇOKU PARTIAK
(Vargje satirike)
I paqenë cok i pabërë
Pas të ndjek një jetë të tërë,
Kudo vete të thotë mik
Barkaçoku tru politik!
E përzë prapë e ke pas
Ti e tall – ai buzagaz,
Kur shtron sofrën të vjen vrik
Barkaçoku sy politik!
Sa për post dy gram pushtet
Flakë e zjarr për goje qet,
Çka i del para i bie fshisë
Nga delir i madhështisë.
Veç një pune i del hakut
N’bisht të kryepartiakut,
Matrapaz, rrenc e tinëzak-
Barkaçoku partiak!
Në emër të shqiptarisë
Kryemjeshtër i hajnisë,
Bie e votën kërkon prapë
Barkaçoku partiak!
Kur një herë i vjen vera
Herokisht gjuhet n‘tendera,
„Si taraku i Zhegofcit
Kur bie n’lakna t’Radivojcit!“*)
_______________
*)- Radivojci, fshat i Anamoravës, kultivues tradicional i lakrave.
Edhe kjo urti krahasuese popullore vjen nga ajo trevë