E diela me shkrimtarin;Ismail Syla

0

NJË PAMJE BIBLIKE E ATDHEUT

——————————————

Në ditën e parë ndahet Toka nga Qielli

Drita nga Errësira, Dita nga Nata.

Në ditën e dytë Pamja e Lirisë

Projekton konturat e Atdheut Ideal.

Në ditën e tretë nga vrimat e harlisura të kaosit

Dynden barbarët dhe përgjysmojnë Atdheun Faktik.

Në ditën e katërt, të pestë… të gjashtëmbëdhjetë

Eklipset abortojnë Diellin e Madh të Atdheut.

Pastaj vjen shtatëmbëdhjetë janari

Tri krisma shurdhojnë muzikën e Vagnerit.

E Atdheut i rrënqethet trupi

E qan Toka e qan Qielli me lot bore.

Atdheu nuk mund të shkulet nga gurët e rëndë

Vetëm toka e mardhur gjermane kris.

Një venë e lodhur e Atdheut

Mbledh gjakun nëpër botë.

_________

Shënim:

Botuar në librin “Tempulli i braktisur” Rilindja, Prishtinë, 1998, shkruar në 10 vjetorin e rënies së Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *