E diela me shkrimtarin;Skender Zogaj
Ripostim nga Danimarka
DASHURI NË KOHË KOLERE
———————————————
Koronavirusit kinez, që na mbylli nē kafaz, i shpalla luftē me lexim librash! Dhe, jo rastësisht zgjodha libra me vjersha haiku, që zanafillën e kanë në Japoni, dhe që sikurse Covid 19, ka infektuar sikurse krijuesit në gjithë botën edhe në Kosovë. I infektuari i parë ishte Shyqri Nimani, që krijime të zgjedhura Haiku, i ka përkthyer nga japonishtja dhe ua ka ofruar lexuesve shqiptarë. Kjo i ka infektuar shumë poetë, disa prej të cilëve janë autorë vëllimesh të kësaj poezie të veçantë, me vetëm 3 vargje dhe me strukturë fikse rrokjesh: 5, 7 dhe 5 rrokje!
Së pari haikun e kam lexuar nëpër gazeta e revista, më vonë në librat e dr. Xhemil Bytyçit: “Zukamë” dhe “Gugatje pëllumbash” dhe librat “Buka e mëkatit”, “Shiba”, dhe “HelmShtare” tē poetit Hasan Hasani. Prej tyre jam “infektuar” dhe vendosa të sprovoj edhe unë haikun japonez!
Këto janë krijimet e mia fillestare, prandaj vërejtjet tuaja janë të mirëseardhura për mua! Ciklin e titullova “KUR PIKU FIKU” dhe po e ripostoj të plotësuar:
FJALA
Këndo o poet
thuaje fjalën drejtë
se Zoti tē vret!
URATA
Shpirti yt hyjnor
gjithë ngazëllim ndriçon
në zemrën time
MËKATI
Ëndrrën e gjelit
kush e përbuzë natën
ters del në mëngjes
LUTJA E BARDHË
Gjel, o gjel jetim
dritën e mëngjesit tim
përhape kushtrim
KAMELEONJA
Pse m’vret moj grua
me shikimin tënd plot zjarr
po më vë në varr.
DASHURIA
M’bëre lëmsh e li
zemër, mendje e shtëpi
imja përsëri
SI TË TA THEM
Shpirti im je ti
por nuk ta them moj vashë
se jam kashelash
SHAMIKUQJA
Vera që po vjen
më të bukur po të gjen
nuse për Prizren
KUJTIMI I PAHARRUESHËM
Si lëng qershie
buzën kur ta shijova
fort u mjaltova
PIKË NË ZEMËR
Ike në vjeshtë
nuk le asgjë për mua
ende të dua
KUSARI
Kur piku fiku
e rrëmbeu i ligu
dhe me vrap iku
(Prishtinë, 2020)pp