E diela pasdite me poeten:Eli Zeneli

VALLJA E PRANVERËS SONË

—————————————–

Zemra brenda zemrës,

Buzëqeshja brenda dy zemrash!

Shpirti brenda shpirtit,

Dashuria çelë si lule në mes.

Jeta paska zemër,

Jeta qenka shpirt i bashkuar,

Qenka pemë binjake

Lule me shumë petale qenka jeta!

Dashuria mbretëreshë qenka,

Për mua e për ty!

Po puthë buzë të kuqe trëndafil,

Zemra të kuqe karajfil po puthë,

Dashuria si aktore në skenën magjike të jetës.

Po më buzëqeshë dashuria

E shndërruar në lulishte me bletë e flutura.

Bletët i bien fyellit të tyre zukatës,

Fluturat luajnë vallen e pranverës sonë.