REPUBLIKË E KOSOVËS

(Në 14-vjetorin e Pavarësisë)

———————————————-

1.

Linde me zemër shqiponje udhëve të luftës

me rreze diellore dimrit ia shkrive gjembat

rritur djepeve me flatra shpuar nga plumbat

nëpër beteja ushqyer me këngët e trimave

Tokë e det e qiej mbushe me diellin e lirisë

të atyre që ranë e t’u bënë kurorë pavarësie

me lulëkuqe rrethuar vulosur me UÇK në ballë

trup të lartësuar ngulitur n’ dhe të Dardaninë

2.

Sot me krenari e përmendim emrin tënd

që na tejmbush shpirtin me frymë lirie

të atyre që u flijuan për lirinë e shtrenjtë

ku çdo pikē gjaku me lirinë sot po lulëzon

Statujat e lirisë si diell të shëmbëllejnë

me përlindjen tënde shtetërore Kosovë

armiku në sy s’guxon më as të të shikojë

përflakja e shndritshme diellore e verbon

3.

Me kurorë lavdie nga lulëkuqet e stërkequr

sytë e zemrës vështrojnë diellin që shndrit

pastërtinë shpirtërore e trupin e papërlyer

ne njohëm vetveten dhe bota na njeh sot!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *